Arben Taravari: E kam parandje se Mexhiti, Gashi dhe Kasami janë të koordinuar. Unë gjithmonë kam qenë në pozicionin 3 me 1

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin Click Plus në TV21 foli edhe për zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN. Taravari tha se ka parandje se Mexhiti, Gashi dhe Kasami kanë qenë të koordinuar për çdo gjë.

Taravari: “E kam parandje, intuitë se këtu këto 3 janë të koordinuar për çdo gjë. Edhe unë vij në pozicion të jem gjithmonë 3 me 1. Dmth 75% me 25% për çdo gjë. 3 me 1 me mbi votim, kështu që hipotetikisht unë e kisha bë grupin parlamentar i kam thanë nëse e shihni të arsyeshme.

TV21: Kur thoni i kam thënë, i keni thënë VLEN-it apo Mickoskit?

Taravari: Mickoskit, e kemi biseduar sot, mendoj se si ASH do të vazhdojmë.