Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me ekipin e tij, e priti në takim Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Saj z. Sophia Philippidou, të shoqëruar nga zëvendësambasadorja Christina Vasilatou si dhe gjykatësi Sotirios Tsouvalas.
Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin akademik ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe universiteteve dhe instituteve kërkimore nga vendi dhe rajoni, si dhe për misionin dhe vizionin e Universitetit të Tetovës dhe rolin që ky institucion luan në zhvillimin arsimor dhe shkencor në vendin tonë dhe më gjerë.
U bisedua edhe mbi rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe organizimin e konferencave dhe aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe arsimore.
Shkëlqesia e Saj, z. Sophia Philippidou, shprehu gatishmërinë që të mbështesë çdo iniciativë e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të dy vendeve. Ajo e vlerësoi përkushtimin e Universitetit të Tetovës ndaj zhvillimit të arsimit të lartë dhe krijimit të hapësirave për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Pas këtij takimi, në Klinikën Juridike të Fakultetit Juridik u mbajt një ligjëratë profesionale nga gjykatësi Sotirios Tsouvalas me temë e “E drejta civile greke”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Protestat në Serbi/ Gati për të qëlluar ndaj protestuesve, polici civil nxjerr pistoletën në mes të turmës në Beograd
- Zjarri mbyll rrugën Makedonski Brod-Shkup
- Gjyshja raporton në polici se nipi i saj 3 muajsh është rrahur nga nëna e tij
- ASH: Dështoi tentimi i qeverisë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor – Si gjithmonë, VLEN u servilos ndaj VMRO-DPMNE-së
- BDI-Tetovë: Bilall Kasami vazhdon me betonizimin e Tetovës dhe shitjen e papërgjegjshme të pronës publike
- Ponç Pilati i “lavdisë fetare”
- Thaçi: PDSH nuk do të merr pjesë në zgjedhje lokale, qytetarët janë të lirë të vendosin
- VLEN: BDI gënjeu 20 vite, sot i pengojnë punësimet e shqiptarëve
- Fatmir Limani harron shqiptarët e Kërçovës, përshëndet vetëm maqedonasit (VIDEO)
- ASH: VLEN premtuan, por nuk realizuan asgjë për Zonat Ekonomike Shqiptare