“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me të cilën zhvilluam një takim të frytshëm dhe miqësor.
Theksuam rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit si një gurthemel për stabilitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. E vura në dukje zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si një nga rezultatet më të prekshme të kësaj marrëveshjeje historike, dhe nevojën për zbatim të plotë e të barabartë në të gjitha institucionet.
Po ashtu diskutuam mbi rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin përmes projekteve Twinning, të cilat përbëjnë një urë të rëndësishme për afrimin me standardet evropiane. Realizimi i 18 projekte aktive të përbashkëta mes vendit tonë dhe Kroacisë, kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e institucioneve dhe përgatitjen për integrimin evropian.
Falënderoj Shkëlqesinë e Saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në rrugëtimin tonë evropian dhe për partneritetin e sinqertë mes dy vendeve tona” ka shkruar Ahmeti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- I merret licenca 9 objekteve hotelerike, prej 23 lokaleve te 17 janë evidentuar parregullsi
- Taravari reagon pas përjashtimin nga VLEN: Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë
- Tragjedia e Koçanit / Të gjithë të dyshuarit që ishin në paraburgim, kalojnë në masë të kujdesit – njofton Prokuroria
- Taravari sqaron kronologjinë se si kanë qenë të koordinuar tre partnerët e koalicionit për ta larguar që në shkurt të këtij viti
- Ramadani: Shkurja me lista të veçanta nuk është vendim i ri, e kemi plasuar nga tetori vitit të kaluar
- Taravari: BDI në një periudhë të vështirë, nuk e besoj se dëshiron të shkoj në zgjedhje të parakohshme
- Është hequr masa e paraburgimit për të gjithë policët e dyshuar për tragjedinë në Koçan!
- 141 çifte përfunduan në divorc për vetëm një muaj – ja çfarë thotë ASK për martesat në Kosovë
- Taravari: Shkrirja e VLEN-it në një parti ka filluar në korrik të vitit të kaluar, por ASH nuk ishte e njoftuar
- Murtezani: Largimi i Taravarit është pjesë e një marrëveshjeje me Ahmetin, jo për shkak të posteve