Ali Ahmeti: Jam në kontakt të përditshëm me Zijadin Selën, nuk merrem me “legjenda”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjet brenda skenës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku theksoi se nuk shqetësohet nga thashethemet politike.

“Sot ikin tre deputetë nga BDI, nesër dy nga Fronti, unë me legjenda të tilla nuk merrem. Zotin Zijadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë,” deklaroi Ahmeti.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur Ziadin Sela, një prej liderëve të Aleancës për Shqiptarët, ka zgjedhur të mbështesë koalicionin “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI.

Ndërkohë, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes BESA, ditë më parë u shpreh se ka kontakte me Selën

Këto zhvillime shënojnë një ndarje të qartë mes aktorëve politikë shqiptarë në prag të zgjedhjeve lokale që dotë mbahen në Tetor tē këtij viti./TS/