Alarm për rritjen e fruthit në Teksas: Vdes një tjetër fëmijë i pavaksinuar

Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka konfirmuar të dielën se ka mbërritur në Teksasin Perëndimor pas vdekjes së një fëmije shkollor nga fruthi, viktima e dytë në këtë shtet që lidhet me shpërthimin aktual.

Fëmija nuk ishte i vaksinuar dhe nuk kishte probleme shëndetësore të mëhershme, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kennedy tha se ishte aty për të ngushëlluar familjet dhe njoftoi se Departamenti i Shëndetësisë po bashkëpunon me autoritetet lokale dhe ka dërguar ekipe të CDC-së në zonë.

Teksasi ka raportuar 481 raste të lidhura me shpërthimin, shumica prej tyre në mesin e të pavaksinuarve. Sipas të dhënave, 70% e rasteve janë te fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa rreth 66% e rasteve janë në qarkun Gaines.

Edhe shtetet përreth, si New Mexico, Oklahoma dhe Kansas, kanë raportuar raste të fruthit. Ekspertët paralajmërojnë se numri real mund të jetë shumë më i lartë, për shkak të rasteve të paregjistruara.