Alarm për bombë në shkollën “Yahya Kemal” në Tetovë – Nxënësit evakuohen, policia po bën kontroll

Sot në shkollën “Yahya Kemal” në Tetovë ka pasur një alarm për bombë , duke shkaktuar panik mes nxënësve dhe stafit shkollor. Alarmi ka ardhur përmes emailit zyrtar të shkollës, i cili ka njoftuar për rrezikun e mundshëm, shkruan Pa Censurë.

Menjëherë pas marrjes së alarmit, autoritetet kanë reaguar shpejt dhe të gjithë nxënësit janë evakuuar nga ndërtesa. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një kontroll të hollësishëm të shkollës për të siguruar se nuk ka rrezik.

Për momentin, nuk ka informacione për ndonjë incident të mëtejshëm, dhe hetimet janë ende në vazhdim. Policia ka siguruar se do të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë kontrollimet dhe të jetë i sigurt për rikthimin e nxënësve në shkollë.