Aksidenti në Aerodrom të Shkupit, MPB jep detaje

Një grua ka mbetur e lënduar sonte në aksidentin e trafikut që ndodhi në kryqëzimin afër “Vero” në lagjen Aerodrom të Shkupit.

“Në ora 18:20 në SPB Shkup është raportuar se një aksident trafiku ka ndodhur në Bl. “Jane Sandanski” në Shkup, në të cilin janë përfshirë automjeti “Kia” i drejtuar nga V.Sh. (41) nga Shkupi dhe automjeti Audi i drejtuar nga F.T. (32) nga Shkupi. V.Sh. është transferuar për ndihmë në QKB “Shën Naum Ohri”, njofton MPB.

I plagosuri V.Sh nga informacionet e para mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.