Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër, ku një 16-vjeçar humbi jetën, dhe një 14-vjeçar u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku fatkeqësisht këtë të martë mësohet se ka ndërruar jetë.
Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Stom Golem”. Të miturit ishin duke lëvizur me një motomjet që drejtohet nga një 16-vjeçar, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.