Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Tunelin e Kalimashit në Kukës. Mësohet se dy nga të plagosurit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Njëri prej tyre ka marrë dëmtime në këmbë, tjetri në krah dhe janë aktualisht duke marrë mjekim në Spitalin e Kukësit.
Mjeti i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut me inicialet N.B nga Shkupi i ka rënë nga mbrapa kamionit të kompanisë që mirëmban Rrugën e Kombit. Makina me targa të Maqedonisë së Veriut po udhëtonte drejt Kosovës.