Më 27.04.2025 në orën 02:28 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Piaggio Beverly” me targa të Shkupit,drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shkupi. Nga plagët e marra motoçiklisti ndëroi jetë në vendngjarje dhe këtë e konstatoi mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore. Ndërkohë, 14-vjeçari pësoi lëndime që u konstatuan në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Ekipi nga SPB Shkup dhe prokurori publik kryen këqyrje në vendin e aksidentit, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sela: Taravari përçau partinë, për një shtëpi nga BDI
- Vetëm dy javë pezullim, rikthehen në detyrë efektivët e dyshuar për therjen e këmbës së qytetarit gjatë protestës
- Maqedonia po mbetet pa fëmijë: Shkupi kryeson, Lindja në alarm me vetëm 1,16 lindje për grua
- Humbja e Vuçiç/ Lëvizja studentore në Serbi kërkon dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe gjyqësorit
- Mickoski paralajmëron arrestime të reja të ish funksionarëve
- Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia riafirmojnë marrëdhëniet miqësore dhe mbështetjen për integrimin evropian
- “Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës
- Trendafilov: Nuk kemi nevojë për formula të reja për llogaritjen e varfërisë, por për paga më të larta
- Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën
- Mexhiti mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë