Arbër Ademi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se Afrim Gashi me, siç shkruan ai, 1 për qind mbështetje, është caktuar kryepalramentar. Ademi pyet se cili është mesazhi i kësaj çështje.
“Në sondazhin e fundit, partia e Afrim Gashit ka vetëm 1% mbështetje. Çfarë mesazhi është ky për shqiptarët? 1% mbështetje, por Kryeministri e cakton për postin më të lartë të shtetit! Me kë ju ngjan kjo situatë?”, shkruan Ademi.