Adelina Ismaili reagon pas rastit të Gjestit: E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia
Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Big Brother VIP”, ku Jozefin Marku goditi me shuplakë reperin Gjesti pas eliminimit nga shtëpia, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik.
Akti i dhunës, i transmetuar para syve të publikut, ka tronditur ndjekësit e emisionit dhe ka ngjallur debat të gjerë mbi kufijtë e sjelljes brenda një formati televiziv.
Në mesin e reagimeve të shumta nga ndjekës, komentues e figura publike, ka spikatur edhe zëri i një prej ikonave të muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.
Këngëtarja e njohur ka ndarë një mesazh në InstaStory, ku shpreh hapur mbështetjen për Gjestin dhe ndan përvojën e saj personale lidhur me dhunën dhe persekutimin.
“E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”, ka shkruar Adelina në postimin e saj, duke prekur shumë ndjekës me fjalët e saj të ndjera.