A ka dështuar politika në Kosovë?

Skënder MULLIQI

Ata që dhanë jetën për ideale janë të shumtë për ti numëruar.Luftuan dhe vdiqën për të mbrojtur kauzën e madhe kombëtare kunder agresionit serbomadh .Shumica e shqiptarëve dhe veqmas ata që rroken armët-pjestarët e UÇK-së madhështore , ju kundërvuan armikut shekullor më armë në dorë, ju kundërvuan një të keqe të ,madhe siq ishte Serbia okupatore.Ata hapën rrugën më jetët e tyre lavdisë dhe krenarisë kombëtare.Dhanë jetën shumë dëshmorë dhe martirë të kombit për ardhmërinë e ndritur të këtij vendi.Por , qka në fakt ndodhi?Kosova e sotme është bukur e përqarë politikisht , e ndarë në shumë çka më një situatë jo të mirë politike .Kosova nuk është shteti për të cilin u luftua dhe sakrifikua dhe nuk është shteti i cili u krijua më çmimin e lartë të shumë jetërave të humbura për Atdhe.Na janë grumbulluar më vite shumë probleme të natyrës politike dhe ekonomike .Disave të skënes politike sikur duhet përkujtuar se para çdo interesi është Kosova.Sikur politika na vjedhi shtetin të cilën e kemi ëndrruar shekuj më radhë.Sikur u harrruan vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kur u realizuan idealet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia fashiste.Sikur u harruan idealet e atyre që historikisht luftuan për shtet Sovran dhe të Pavarur.Dëshprimi nuk është sot i vogël, të shumica e qytetarëve të këtij vendi.Shtrohet pyetja logjike, së sa është shfrytëzuar nga kapitali njerëzor i Kosovës , për tu krijuar një shtet modern evropian , i cili gjithnjë të anagazhohet për avansimin e vlerave demokratike? Dhe, gjithashtu mund të pyesim veten, sa është punuar për ngritjën e ekonomisë dhe të prosperitetit të gjithmbarshem, kur dihet së dolëm të shkatërruar nga flakët e luftës çlirimtare?Jo në nivelin e kërkuar natyrishtë.Nuk po kemi unitet të spektrit politikë në momentet vendimtare për fatin dhe ardhmërinë e Kosovës.Sigurishtë së është pritur të kemi shumë më shumë të arritura së deri më tash.Pushtetet nuk u angazhuan sa duhet për të ndërtuar institucione të cilat do të zhvillonin më shumë demokracinë dhe mirëqënjën nevojshme të qytetarëve.Kosovën e goditën manipulatorët e ndryshem të cilët mbijetuan deri në ditët e sotme.U margjinalizua shumë elita intelektuale jo edhe krejtw pa fajin e tyre.Ende kemi mungesë angazhuese ndaj gjeneratës së re, e cila po e braktisë vendin.Nuk u hartuan kurrë projekte zhvillimore,nga ata që ishin për 20 vite në pushtet, që përspektiven jetësore të rinjët tanë ta kërkojnë në vendin e tyre.Lulëzuan po ashtu korrupcioni dhe krimi i organziuar të cilat e gërryën Kosovën nga mbrenda, fenomene këto stagnuese të proceseve zhvillimore .Mjaftë gjatë kan vazhduar politikat mashtruese dhe grabitqare në emër të Kosovës dhe të popullit të saj.Ndërtimi i shtetit kërkon punë konkrete për të ecur përpara .Është koha e fundit të ndahen të vërtetat nga rrenat.Kosova e ka vendin në Evropën e Bashkuar…Por, natyrishtë më një qasje korrekte , të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme nga të gjithë …