39 vjet nga fatkeqësia në Çernobil

Ukraina sot po shënon përvjetorin e 39-të që nga shpërthimi i Çernobilit, centralit bërthamor të saj.

Çernobili është i gozhduar në histori si njëra ndër ngjarjet më katastrofale të ndodhura në botë, transmeton KLankosova.tv.

Një shpërthim në uzinë në atë që atëherë ishte Ukraina Sovjetike dërgoi material radioaktiv në të gjithë Evropën në vitin 1986. Rreth 30 punëtorë dhe zjarrfikës vdiqën menjëherë pas kësaj dhe shumë të tjerë vdiqën më vonë nga sëmundjet e lidhura me rrezatim.