ZRRE-ja propozon shtrenjtimin e tarifave të rrymës për rreth 15 për qind

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

Rregullatori i energjisë tha në Facebook se, bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind dhe ftoi konsumatorë për konsultim publik.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.