Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka reaguar ndaj trajtimit institucional ndaj tragjedisë së Koçanit.
Xhaferi në reagimin e tij shkruan se ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili ndodhet në paraburgim për këtë rast nuk ka asnjë përgjegjësi.
Ai kërkon drejtësi jo selektive, por me vëzhgim ndërkombëtar.
Reagimi i plotë:
Faji duhet të kërkohet aty ku ekziston dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë.
Akuza ndaj dikujt për një vepër që nuk e ka kryer dhe mbajtja e tij në paraburgim për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi, është një akt i qartë i burgosjes politike.
Kreshnik Bekteshi nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin që një subjekt ka operuar për gati një vit pa licencë të vlefshme dhe pa përmbushur kushtet elementare për funksionim normal.
Pavarësisht se ka kaluar gati një vit që kur Kreshnik Bekteshi nuk ushtron më detyrën e Ministrit të Ekonomisë, ai po akuzohet për një objekt të cilit i ka skaduar licenca, ndërkohë që personat me përgjegjësi të drejtpërdrejtë institucionale dhe ligjore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e tij vazhdojnë të jenë të lirë.
Këta individë, drejtpërdrejt, kanë ende akses mbi provat dhe mund të ndikojnë në dëshmitarët, gjë që përbën rrezik real për drejtësinë.
Andaj sa më shpejt, drejtësi jo selektive me vëzhgim ndërkombëtar.
#LiripërKreshnikBekteshin!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Veles – I dehur sulmon fizikisht një person, ndalohet nga policia
- Shtatë emigrantë të paligjshëm ndalohen pranë kufirit në Bogorodicë
- Durmishi: Punëtorët e kohëpaskohshëm dhe sezonal fitojnë mbrojtje ligjore
- Dogana kap armë dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush
- 21 shoferë të sanksionuar për parkim të parregullt në rajonin e Tetovës
- VLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme
- Dënohet në Zvicër “sheh-imami” nga Kosova: Luksin e shfrenuar e financoi, duke mashtruar me energji kriminale
- Janë regjistruar 646 kundërvajtje në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt”
- Toshkovski: Kemi rekordmenë, dy shoferë në Maqedoni kanë nga 40 ndalesa për drejtim të automjetit!
- “Safe City”, dje janë shqiptuar 582 dënime për tejkalim të shpejtësisë dhe 64 për kalim në semafor të kuq