Para se të japë vlerësimin tim kritik sociopsikologjik mbi vrasjen e femrave (grave),më lejoni të shpalos një uvertyrë mbi vendin dhe rolin e femrës në etnopsikologjine shqiptare.Femra gjatë gjith historisë dhe traditës së popullit shqiptar ka patur dhe vazhdon të mbaj epitetin e subjektit kryesor dhe të shenjtë ne familjen dhe shoqërinë shqiptare.Ajo konsiderohet dhe trajtohet në vazhdimësi si krijesë shum e pastër psiqikisht dhe me vyrtyte të nje krijese hyjnore,e paprekur nga dora e mashkullit.Gjersa burat gjenden në gurbet,gruaja e mbron gjenezën e farefisit dhe të familjes,ajo i ngritë fëmijët duke shkelur dhe ecur mbi traumat që i sjell koha e mungesës së burit qofshin nga mungesa materiale dhe fizike.Me kacavirjen e thonjëve e mbron nderrin e burit.Figura dhe morali i saj çdo here dhe në çdo subkulturë te popullit emblematik shqiptar ka qëndruar mbi të gjitha vlerat e tjera shoqërore dhe për nëpërkëmbjen ose shkeljen e tyre jan marrë dhe aplikuar masa drastike dhe të ashpra nga gjygji i Kanunit apo akteve të tjera ndëshkuese shoqërore dhe juridike.Studimet e panumërta këtë verdikt pa pardon e kanë konstatuar shum etnopsikolog dhe antropolod shqiptar dhe botëror.Mirëpo,fillimishtë gjatë pushtetit despotik të pushtetëmbajtësve të tranzicionit famëkeq demokratik,në trojet etnike shqiptare,integritetit dhe respekti ndaj gruas shqipare,sa vine po bëhet me shqetësues,më mizor dhe më shtazarak,nga pizevengët e reshtuar si qeramide të kalbura pranë shoqërisë Shqiptare gjithandej.Personaliteti i saj po denigrohet dhe poshtërsohet vazhdimisht,kurse çiltëria dhe dinjiteti i saj po ndrydhet pa përjashtim qoftë nga bashshorti,nga familjarërët,nga postafaristët.
Dorasit e femrave kërkohet që ata të marin dënime të dyfishta,sipas kodit penal i cili është i shkruar decit dhe i kuptueshëm,sepse traditat kombtare nuk janë të kohës së re,ata vlerësohen si gen kombtar,dhe identifikues i kombit si veçantësi nga kombet tjera.Ne duhet të jemi obligues moral dhe vazhdues i mbrojtjes së kulturës tradicionale.
Edukata familjare ka dështuar në këtë aspekt,prandaj detyrimisht prindërit të mos humben në hapsirën komerciale,e harojnë edukimin familjar gjoja se nuk kanë kohë,sepse jeta nuk ka çmim komercial.Mundet të jemi viktim e radhës papritur.
Nexhat Bexheti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Naser Selmani: Fituesi i vetëm i zgjedhjeve lokale në maqedoninë e Veriut është VMRO-ja e kryeministrit Hristijan Mickoski
- Sveçla inspekton vendin ku besohet se Serbia rrëmbeu shtetasin e Kosovës, kërkon reagim ndërkombëtar
- Mbi 2.000 studentë pa para për ushqimet studentore, disa fakultete nuk ia dërguan listat Ministrisë së Arsimit në kohë
- Edi Rama: Tash Gjykata Kushtetuese duhet ta kthejë Erion Veliajn të lirë, apo jo?
- Drejtori i Agjencisë për Bujqësi dyshohet se ka rënë dakord për një ryshfet prej 50 mijë eurosh për një kontratë IPARD
- Pensionohet nga politika, Stevço Jakimovski
- I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas ishte dënuar në prill të këtij viti me 5 muaj burg për dhunë në familje e kanosje
- Dërgoi email kërcënues për bombë në një shkollë, arrestohet 40 vjeçarja nga Maqedonia e Veriut
- Gostivari, me u.d. kryetarë, të caktuar nga qeveria
- BDI raportin e Komisionit Evropian e vlerëson si dokument më kritik ndër vite