Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët BDI po i mbron me mish e me shpirt me interpelancën e votuar, janë vetëm një e shkuar e errët, të lënë të qajnë për veprat e tyre! – thonë nga koalicioni VLEN.
Këshilli Gjyqësor dhe i gjithë ai grup, që është ende në pozicionet e tij, e kanë shkatërruar besimin në drejtësi, duke e ulur atë në vetëm 2%! Selim Ademi, i përfshirë në skandale si “Target-Fortesa,” ndërsa miku i tij Enver Bexheti shpëtoi Sasho Mijallkovin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, bashkë me Artan Grubin, e sot Mijallkovi shëtit me Ferrari në Monte Karlo, ndërsa shqiptarët presin drejtësi! Dhe tani, kur fundi po u vjen, shpikin kërcënime për krizë politike dhe bojkot! E gjithë kjo piskamë për “deshqiptarizim” është thjesht një perde tymi për të shpëtuar kokën nga drejtësia që po troket! – thonë nga VLEN.