Paralajmërimet e papërgjegjshme të BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Fakti që nuk dinë si të sillen në opozitë, nuk mund të kthehet në problem shtetëror. Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike. Po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in, për probleme që na i ka lënë trashëgimi.
Së pari, është ekstremisht hipokrite dhe e papërgjegjshme që BDI të na akuzojë për iniciativën para Gjykatës Kushtetuese, kur ajo është mbajtur qëllimisht në sirtar nga kuadrot e tyre në këtë Gjykatë, me planin që sot ta keqpërdorin për sulme politike. VLEN-i nuk mund të jetë përgjegjës për paqartësi në ligj që vetë BDI-ja i ka lejuar me vetëdije.
Së dyti, teksti i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është dorëzuar në Komisionin e Venecias pikërisht nga Bujar Osmani.
Nuk ka asnjë dyshim se pas skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale fshihet frika e BDI-së nga humbja. Prandaj, ata sajojnë alibi me akuza të rreme për gjoja deshqiptarizim, i cili, në mënyrë simptomatike sipas tyre, po ndodh vetëm sepse ata nuk janë më pjesë e Qeverisë. BDI e mbivlerëson forcën e saj për të organizuar diçka në terren. Janë të lexuar si libër. Po të kishin mbështetje nga populli shqiptar, do të kishin dalë me protesta prej kohësh, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët.
I bëjmë thirrje anëtarëve të BDI-së me sens të shëndoshë që të mos bien pre e ekzibicionizmit të lidershipit të tyre të korruptuar. Pa një reformë programore dhe kadrovike, dhe me bojkotet dhe trazirat, e gjithë partia është në rrugë të mbarë për t’u futur në listën e zezë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike
- Disa ditë pas sulmeve të Kurtit, Kryetari i Kushtetueses telefonatë me zyrtarin e lartë të DASH’it
- Përfshirja në delegacionin e Kosovës, Williams: Bukoshi më ftoj në emër të Rugovës për Rambuje
- Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik
- Rast tragjik në Shtime: U rrokullis dhe e zuri traktori derisa po punonte, vdes një person
- Mexhiti: Çairi në fokus të zhvillimit, rrugë të reja, çerdhe moderne dhe qendra sportive
- Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar
- Filipçe: Me VMRO-DPMNE-në, shteti po i braktis plotësisht vlerat e demokracisë, barazisë dhe solidaritetit
- Bastisje në Tetovë, arrestohen një burrë dhe një grua me mbi 100 gram kokainë
- Policia arreston personin e dyshuar për materiale me përmbajtje seksuale të fëmijëve