Viza Amerikane CANCELLED/ Famtir Limani thotë se e ndjek hija e atdhetarisë dhe nuk dorëhiqet!

ANKTHI I KOHËS MODERNE

Moslejimi i hajdutit që të hyjë mbrënda teritorit të një shtetit bëhet nga droja se do të vjedhi dhe shkatërrojë ekonominë e shoqërisë, vendit shtetit pretendues.
Pengimi i hyrjes së një atdhetari bëhet nga frika e mos’ndikimit në ngritjen e vetëdijes te masa e gjerë popullore, për të kërkuar të drejtat elementare që cënohen nga vendet, të cilat përcaktojnë lirinë e lëvizjes.
Historia personale dhe familjare nuk mund të zhbëhet, shlyhet.., e njëjta nuk duhet të ndjehet si hije turpërimi sepse veprimtaria dhe sakrifica është bërë në shërbim të lirisë dhe të drejtave kolektive.
● I pari (hajduti) mund të varfërojë një vend, deri në masën e shtrirjes së dorës për të kërkuar lëmoshë.
● I dyti (veprimtari) ngrit vlerat e demokracisë në një nivel më të lartë dhe bashkëkohorë.
*Asnjëherë nuk e kisha menduar dhe besuar që niveli i politikanëve do të ulet deri në masën e kërkimit të dorëheqjes së një funksionari, të cilin e ndjek hija e atdhetarisë, për të siguruar të drejtat e popullit të tijë.