Qeveria ka miratuar vendimin për kontrollin e të gjitha licensave, sic thuhet, pa marrë parasysh se për çfarë kanë të bëjnë.
Sipas Ministrit për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolovski, në vazhdë e sipër është kontrolli I gjithë licensave konform ligjit për ndërtim dhe ligjit për planifikim urbanistik.
ALEKSANDAR NIKOLOVSKI – MTL
“Miratuam vendimin që të bëhen kontrolle për të gjitha licensat nga ana e Ministrive në suaza të Qeverisë, pa marrë parasysh dedikimin e tyre. Ky vendim ka të bëjë me të gjitha ministritë dhe të gjitha Institucionet që japin licensa të çfarëdo lloji. Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të pasojnë ndryshime ligjore të qarta, me të cilët do të jetë obligim ligjor që për cdo 6 muaj të bëhen kontrolle të këtilla për gjithka që është lëshuar nga institucionet”