Vance paralajmëron Danimarkën: Nuk po e ruani Groenlandën nga Rusia dhe Kina

Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance akuzoi të Danimarkën se nuk po bën një punë të mirë për të mbajtur Gadishullin e Groenlandës të sigurt dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara do të mbronin më mirë territorin gjysmë autonom danez.

Gjatë një vizite në bazën ushtarake amerikane në Pituffik në veri të ishullit Arktik, Vance tha se SHBA nuk ka plane të menjëhershme për të zgjeruar praninë e saj ushtarake në terren, por do të investojë në burime, duke përfshirë anije shtesë detare.

“Mesazhi ynë për Danimarkën është i qartë. Ju nuk keni bërë një punë të mirë me banorët e Groenlandës. Nuk keni investuar tek ata dhe nuk keni investuar tek arkitektura e sigurisë, të këtij gadishulli të mrekullueshëm. Kjo duhet të ndryshojë. Dhe meqenëse nuk po ndryshon, kjo është arsyeja pse politika e Presidentit Trump për Groenlandën është kjo që është”, tha JD Vance, Zëvendëspresidenti i SHBA.

Vance u zotua për respektimin e sovranitetit të Grenlandës, por gjithashtu sugjeroi se territori do të shihte përfitimin e partneritetit me SHBA-në.

“Danimarka nuk e ka mbajtur ritmin dhe nuk i ka kushtuar burimet e nevojshme për të mbajtur këtë bazë, për të mbajtur trupat tona dhe për mendimin tim, për të mbajtur popullin e Grenlandës të sigurt nga shumë inkursione shumë agresive nga Rusia, nga Kina dhe kombe të tjera”, shtoi ai.

Trump ka thënë shpesh herë se Shtetet e Bashkuara kanë një domosdoshmëri sigurie për të blerë ishullin, i cili kontrollohet nga Danimarka që nga viti 1721. Sulmet e mprehta të Vance kundër Danimarkës – një aleat i vjetër i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s – ofruan një shembull tjetër të vlerësimit të vogël që administrata Trump mban për aleancat tradicionale të SHBA.

Ndërsa grenlandezët shprehën shqetësim të thellë për vizitën, Vance u zotua se populli i Grenlandës do të kishte “vetëvendosje” dhe SHBA do të respektonte sovranitetin e saj.