Unitedi eliminohet nga FA Cup, Fulhami kalon në çerekfinale

Rrugëtimi i Manchester Unitedit në FA Cup ka marrë fund në 1/8 e finales.

“Djajtë e Kuq” janë mposhtur me penallti nga Fulhami, shkruan “Gazeta Express”.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, me ndeshjen që shkoi në vazhdime, por as aty nuk u ndanë dy skuadrat.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Bassey në fund të pjesës së parë, për të shkuar në pushimin 15-minutësh me epërsi.

Bruno Fernandes shënoi për 1-1, pas një asistimi nga ana e Diogo Dalot.

Në penallti, Fulhami fitoi 4-3, pasi Manchester Unitedi humbi dy penallti, teksa Fulhami i shënoi të gjitha.

Victor Lindelof dhe Joshua Zirkzee dështuan nga pika e bardhë, andaj Unitedi eliminohet nga kjo garë.

Fulhami kalon në çerekfinale, së bashku me Manchester City, Prestonin, Aston Villën, Brightonin, Bournemouthin e Crystal Palacen.

Ndeshja Nottinhgham – Ipsëich luhet nesër, për të kompletuar tetë klubet që kanë avansuar në çerekfinale.