Ukrainasit godasin rusët me HIMARS, shkatërrojnë qendrën e tyre stërvitore dhe mjetet e blinduara – pamje nga ajri
Afro 30 ushtarë rusë janë vrarë gjatë një sulm ukrainas që i goditën me sistemin raketor amerikan HIMARS.
Ukrainasit i kishin shënjestruar rusët në rajonin e Khersonit, derisa ishin duke u stërvitur në një poligon qitjeje.
Forcat ukrainase njoftuan se kanë goditur një qendër stërvitore si dhe shumë mjete të blinduara – që u shkatërruan nga HIMARS-i.
Në këtë sulm thuhet se janë vrarë afro 30 ushtarë rusë, kurse dhjetëra tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Janë publikuar edhe pamjet e filmuar nga ajri me dron, që tregon momentin kur raketat e HIMARS-it godasin objektivat në Kherson.