U arrestua për korrupsion, kreu i partisë CHP në Turqi viziton në burg Imamoglu

Kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë ka vizituar kryetarin e burgosur të Stambollit Ekrem Imamoglu. Imamoglu, i cili u arrestua më 19 mars me akuza për korrupsion, shihet si sfiduesi kryesor i qeverisjes 22-vjeçare të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Arrestimi i tij është komentuar nga disa si i motivuar politikisht dhe ka ndezur demonstrata në qytete anembanë vendit, disa prej të cilave janë kthyer në të dhunshme.

Qeveria këmbëngul se gjyqësori i Turqisë është i pavarur dhe pa ndikim politik.

Ozgur Ozel, lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), mbajti një takim dy-orësh me Imamoglu në burgun Silivri, në perëndim të Stambollit.

Özel u tha gazetarëve se i vjen turp në emër të atyre që qeverisin Turqinë për atmosferën në të cilën ndodhem dhe situatën që po kalon Turqia.

Ai e përshkroi Imamoglu-n dhe dy kryebashkiakët e qarkut të CHP-së të burgosur që ai takoi si “tre luanë brenda, në këmbë, me kokën lart…krenar për veten, familjet, kolegët e tyre, pa frikë”.

Ozel njoftoi një natë më parë mbrëmjen e së martës se do të ishte tubimi përfundimtar i CHP-së jashtë Bashkisë së Stambollit, duke u bërë thirrje njerëzve që të bashkohen.
Ai tha gjithashtu se partia do të emërojë një anëtar në këshillin bashkiak për të vepruar si kryetar bashkie në vend të İmamoğlu, duke shmangur mundësinë e një zëvendësimi të emëruar nga shteti.