Përfaqësuesja e Turqisë ka avancuar në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Turqia fitoi 3:1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kombeve për inkuadrim në Ligën A.
Turqia të dielën mbrëma e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Hungarisë me rezultatin 3:0.
Golin e parë e realizoi Hakan Çalhanoglu në minutën e 37-të.
Dy minuta më pas, mesfushori i Real Madridit, Arda Guler, e shënoi golin e dytë.
Abdulkerim Bardakçi realizoi për 3:0 në minutën e 90-të.
Turqia kishte përfunduar prapa Uellsit në Grupin B4, ndërsa Hungaria ishte e treta në Grupin A3, prapa Gjermanisë e Holandës.