Skënder MULLIQI
Kaluan tre vjet lufte Rusi-Ukrainë, dhe pamë së Putin nuk pat forcë për ta pushtuar këtë shtet ashtu siq e imagjinonte.Nese do ta kishin atë forcë rusët , nuk do ta mundonin vetën për tre vjet më radhë.Shumë ushtarë rus mbetën në frontin e luftës , shumë tjerë dezertuan luftën, e konsiderohet së me miliona u larguan nga Rusia.Nese politika ruse dhe strategjija ushtarake dështuan, se nuk kan kapacitete dhe forcë për të mposhtur një popull prej 40 milion banorësh, për ti mposhtur ukrainasit në fushën e nderit, duket së po interesohet administrata e re amerikane , e cila ka vendosur ta ndihmon Moskën.Ardhjën e Trump në pushtet Rusia e sheh si mundësi që të dalë si factor vendimarrës në Evropë .Me duket se qëndrimi i Trump ndaj Ukrainës është jo korrekte dhe jo demokratike, duke i dalë zot një diktatori mizor, i cili nuk dinë së çka është kufiri i luftës dhe as që i intereson paqja.Kjo zatën është ves i gjithë diktatorëe.Ata njohin vetëm gjuhën e forcës siq është shëmbulli më i mirë i saj, Sllobodan Millosheviqi.Ai nuk u dorëzua dhe as që nuk arriti të bind kush nga shumë burrështetas që mos të sulmon ish republikat e Jugosllavisë, duke shkatërruar dhe vrarë gjithqka para veti.Mori vesh ky dictator famkeq vetëm atëherë , kur NATO e qëlloj fuqishem mbi kokë.Një tip millosheviqian dhe që po e kopjon mirë ate në luftën e Ukrainës është Vladimir Putin.Lufta në Ukrainë ndalët nga Trump, vetëm nese plotësohen të gjitha kërkesat ruse për legjitimim të territoreve të pushtuara ukrainase.Madje, pak e besueshme është së Rusia , do të ndalët vetëm më kaq.Ajo do të pretendon pushtime të reja më kohën të shteteve fqinje, siq po tenton Vuqiq me pushtimet në veri të Kosovës , të Malit të Zi dhe BH-së. Do të jetë një njollë e përhershme në historinë amerikane dhe një turp i madh për Trump nese mendon që të arrihet paqja më legjitimim të pushtimit të Ukrainës. Mënyrat në të cilat Trump e ka inkurajuar Putinin është praktikisht fitore e Rusisë , që nuk mund ta përfundonte në fushën e betejës duke e fituar në tavolinë. Dhe, nga shumë kush po konsiderohet kjo ndihmë e Trumpit karshi Putinit, se do ti kthehet një ditë boomerang Amerikës.Rusët si serbët janë popull të pa besë, as që ju intereson të mbajnë fjalën dhe të zbatojnë marrveshjet.Megjithatë, nuk jam i sigurt se Bashkimi Evropian do të shikojë vetëm nga anash gjithë këto ndodhi para syve të saj .Të flasim pak për ngjarjët në Ballkan , që sigurishtë kan lidhje më zhvillimet tjera në Evropë.Putin dhe Vuqiqi po dëshirojnë që përmes Dodikut në BH dhe Millatoviqit dhe Mandiqt në Mal të Zi, të kontrollojnë politikat e gjithë serbëve, dhe kjo nuk është largë të vëretës.Dodik nuk mund të sillej kështu pa ndihmen e Moskës dhe të Beogradit.Këta janë instrument i politikave serbomëdha në Ballkan.Sistemi i shovenistëve serb është të mbajë serbët në Mal të Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska në një flakë të vazhdueshme, në mënyrë që ata të besojnë se rrethanat botërore do të ndryshojnë, dhe serbet të përfundojmë atë që nuk arritëm të bënim në vitet 1990.Këto shpresa e kisha dëshiruar shumë që të dalë gabim, serbët janë duke i bazuar në Putinin, e tash se fundi edhe të presidenti amerikan, Donald Trump.Tensionet në Evropë dhe në Ballkan nuk zbuten dhe as nuk arrihet paqja më fashistet në pushtet, si Putin dhe Vuqiq.Me këta nuk ka mundësi heqja e kufijve midis popujve dhe as të hiqën problemet e luftës në Evropë dhe në Ballkan ,ku këta të fundit më këto probleme po jetojnë për 30 e më shumë vjet…
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Edhe VLEN lavdërohet me shkollën shqipe në Nerovë
- Nerova merr shkollën, Ramadani falënderon komunitetin dhe ambasadorin Meidani!
- Angellov: Sipas parashikimeve, do të kemi verë shumë të vështirë me shumë zjarre
- Prokuroria e Kumanovës heq aktakuzën kundër Maksim Dimitrievskit
- Detaje rreth aksionin policor në Shkup: Janë arrestuar të paktën tre persona, ndërpritet një kanal për transport të drogës sintetike – ekstazi
- 6.026 aplikime deri tani nga plani për vetëpunësim në Maqedoninë e Veriut
- 300 punësime të reja, “Gentherm” me investim prej 30 milionë euro në Maqedoni
- Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve
- Mexhiti takoi një delegacion nga SHBA: Mbështetja amerikane është e qartë
- Murtezani nga Dublini: Irlanda mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së pa bllokada dhe kushtëzime bilaterale