Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit – Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Kanada ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë i ditur të martën nga kryeministri, Justin Trudeau.

Nga Otava, Trudeau theksoi se nuk ka asnjë arsye të justifikuar për tarifat që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kanadasë, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga sot, sipas raportimeve të CNN.

Ai po ashtu e theksoi se SHBA-ja po mundohet të qetësojë presidentin rus, Vladimir Putinin, ndërkohë që po shpall luftë tregtare ndaj një aleati dhe partneri të ngushtë siç është Kanadaja.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo