Tre të arrestuar në Prizren, dyshohet se trafikuan të miturën që u raportua e zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim më njerëz”.

Të arrestuarit janë një grua dhe dy burra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë ata dyshohet se kanë trafikuar një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.

“Një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar viktimën e mitur femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Reporteri.net/