Tragjedia në Koçan/ Pavarësisht shpenzimeve që mbulon shteti, një prind deklaron se do shesë makinat për vazhdimin e kurimit të djalit
Pas çdo fatkeqësie, shpesh ndodhë që edhe të keqpërdoren të dhënat e të lënduarve apo familjarëve të viktimave për të grumbulluar ndihma në emrin të tyre. Pas tragjedisë në Koçan, në rrjetet sociale filluan të shpërndahen fotografi të familjarëve me mbishkrimet; Kjo familje shet pronat për të shëruar të afërmit e tyre”, apo edhe siç ishte postimi i rastit që e kontaktuam ku thuhet “Ky është babi i një djali të lënduar i cili është për shërim në Ankara, shkruan Alsat.
Luten të gjithë që të dhurojnë që të mos lejohet që ky baba të shes pronën e tyre.” Kontaktuam Antonio Tasevskin, nga Koçani, djali i të cilit pësoi lëndime në tragjedinë e 16 marsit dhe e pyetem se a vërtetë shet pronat për mjekimin e djalit të tij.
“Unë shpresoj që është me qellim të mirë ai postim, dhe nuk besoj që ka njerëz aq të këqij të shfrytëzojnë këto momente. Veturat që i shes janë me çmim më të lirë dhe është e vërtetë kjo pjesë, dhe është për arsye që të kemi para anash sepse ky do të jetë proces i gjatë i shërimit. Nuk është aq alarmante situata që të behët aq panik dhe famë, shpresoj që të jetë qellim mirë ky postim dhe nuk dua të dyshoj që të keqpërdoret”, tha Antonio Tasevskit – Prind i një të lënduari në rastin e Koçanit.
Sa i përket gjendjes shëndetësorë të djalit të tij, Tasevski tha se është stabile ndërsa sqaroi se veçmë ka marrë ndihmë financiare edhe nga Kryqi i Kuq.
“A pranuat para nga kryqi i kuq? Po, ka në llogarinë e të shoqes, ka mjete. Nuk di për shifra të sakta. Njerëzit janë human dhe ndihmojnë nga të gjitha anët. “Ju keni djalë apo vajzë? Djalë. Si është situata e tij tani? Ende llogariten si në rrezik, dhe është shumë herët që të ketë përmirësime të dukshme. Më e rëndësishmja është që nuk ka përkeqësim.” “Më e mira nga të gjitha është që janë larguar nga respiratorët që nga fillimi, vetë marrin frymë, vetë ushqehen, janë të kontaktueshëm dhe kjo është pjesa e mirë e rrëfimit ndërsa pjesa e keqe është që kanë djegie disa më shumë e disa më pak”, u shpreh Antonio Tasevskit – Prind i një të lënduari në rastin e Koçanit.
Në raste kur dhurohen ndihma nga qytetarët, mënyra më e mirë për të ndihmuar është që të behet nëpërmjet rrugëve zyrtare. Deri më tani në Kryqin e Kuq për tragjedinë e Koçanit, janë grumbulluar mbi 60 milionë denarë dhe një pjesë e tyre veç më u janë transferuar familjeve të të prekurve./ Alsat.mk