Të nderuar përfaqësues të mediave,
Në këto kohë të vështira, prioriteti ynë më i lartë është kujdesi për të lënduarit dhe mbështetja e familjeve të tyre. E vlerësojmë thellësisht përkushtimin tuaj për informimin e publikut dhe ju falemnderojmë për solidaritetin dhe përgjegjësinë që keni treguar.
Megjithatë, në frymën e ndjeshmërisë dhe standardeve etike, ju kërkoj që të respektoni privatësinë dhe dinjitetin e viktimave. Publikimi i pamjeve dhe fotove të të lënduarëve në momentet e tyre më të cenueshme mund të shkaktojë dhimbje shtesë, jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre dhe mund të ndikojë në procesin e rikuperimit të tyre.
Prandaj, bëj një apel të sinqertë për raportim të përgjegjshëm, i cili do të theksojë mbështetjen dhe ndihmën për ata që kanë më shumë nevojë. I besoj profesionalizmit dhe ndjeshmërisë tuaj në raportimin e kësaj tragjedie.
Faleminderit për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj ndaj asaj që është vërtet e rëndësishme, duke informuar me respekt dhe empati.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë
- Mojsoska: VMRO-DPMNE ua numëron kafshatat studentëve, ndërsa shpenzon një milion euro për ngjarje qeveritare
- “Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Istog
- Rasti me operacionet e dyshimta në “Sante Plus”: Nëntë të dyshuarve u konfiskohen dokumentet e udhëtimit dhe u caktohen masa kujdesi
- Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje
- Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!
- Protesta në Pejë për Arlinda Zekajn, njëri prej pjesëmarrësve u sulmua, Policia arrestoi dy persona
- Filipçe: Mickoski u ka borxh si Orbanit, ashtu edhe Vuçiqit
- Liqeni i Mavrovës pasurohet me 400 kilogramë peshq, vendoset ndalesë dymujore për peshkimin e krapit
- Ministri i Brendshëm në Shqipëri: 347 persona u lënduan gjatë protestave