Tragjedia e Koçanit/ Edhe 3 të lënduar u nisën për në Turqi!

Turqia vazhdon ta mbështesë RMV-në për të shëruar plagët e zjarrit tragjik të 16 marsit 2025 në Koçanë – thuhet në një komunikatë nga Ambasada e Turkiyes në Shkup.

“Pasi më 16 mars, nëntë të lënduar që ishin në situatë të rëndë u dërguan në Turqi për mjekim, me kërkesë të autoriteteve të RMV-së, sot më 20 mars 2025, edhe 3 të rinj nga RMV-ja që ishin në mesin e të lënduarve në ngjarjen tragjike në Koçanë, me Aeroplan janë transferuar në Spitalin “Çam” dhe “Sakura” në Stamboll. Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj, shoqëroi të lënduarit në Aeroportin Ndërkombëtar gjatë largimit të tyre nga Shkupi” – thuhet në komunikatën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Sic thuhet në komunikatë, aktualisht në Turqi mjekohen 12 të lënduar, prej të cilëve 6 janë në spitalet “Çam” dhe “Sakura” në Stamboll, derisa 6 të tjerët në Spitalin “Bilkent Shehir” në Ankara.

Edhe Zv/Ministri i Jashtëm dhe kryenegociatori me BE-në, Mehmet Kemal Bozaj, ka shprehur ngushëllime për gjithë popullin në RMV.

Gjatë një interviste për emisionin “Across the Ballkans” të emetuar më TRT Ëorld ai është shprehur për ngjarjen tragjike që tronditi RMV-në dhe ka shprehur ngushëllime.

Bozaj, në këtë intervistë, sic thuhet në komunikatë, njëkohësisht ka komentuar edhe qëndrimin e Turqisë lidhur me zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë dhe kontaktet e palës turke drejt arritjes së zgjidhjes përmes angazhimeve diplomatike.

“Si vende të rajonit vazhdimisht ndihmohemi mes vete. Ju kujtohet se RMV-ja pas tërmetit shkatërues që goditi vendin tonë në vitin 2023 dërgoi ekipe shpëtimi. Kësisoji, edhe ne menjëherë pas kësaj ngjerje tragjike dërguar avionë dhe 9 shtetas të RMV-së I transferuar për mjekim në Turqi. Me këtë rast edhe një herë shpreh ngushëllime të thella për gjithë popullin në RMV dhe të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë” – ka potencuar Bozaj.