Dy shtetet Amerikane Arkansas dhe Missouri janë goditur këtë të shtunë nga një sere tornadosh shkatërrimtare që kanë lënë pas të paktën 20 viktima dhe dhjetëra persona të tjerë të plagkusur.
Autoritetet kanë raportuar për deme të mëdha materiake ndërsa ekipet e emergjencave civile vijojnë që të ndihmojnë qytetarët.
Ne Missouri mbi 100 mije banore u raportuan se kishin mbetur pa energji elektrike.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA, disa stuhi të fuqishme kanë kaluar përmes Midwest-it dhe juglindjes së Shteteve të Bashkuara, duke sjellë të paktën 26 tornado, megjithatë jo të gjitha këto tornado kanë prekur token.
Metereologet paralajmërojnë se rreziku i motit ekstrem nuk ka përfunduar ndersa kane paralajmeruar per mundesine e tornadove ne oret ne vijim ne Alabama dhe Missipi. Stuhitë pritet të lëvizin edhe më në lindje, duke prekur shtetet si Florida apo edhe Atlanta.
Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët Ameikan të ndjekin përditësimet moment pas momenti dhe të jenë të gatshëm për evakuim të menjëhershëm nëse do të jetë nevoja.