Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therur me thikë në Podujevë.

Sipas policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka plagosur me thikë viktimën, i cili ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me mjetë të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar, thika është sekuestruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.