Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka (VIDEO)
Turistët në Tajlandë nuk mund t’u besonin syve të tyre pasi një tërmet i fuqishëm tronditi hotelin e tyre, duke shkaktuar valë të mëdha në një pishinë në çati.
Një burrë britanik dëgjohet duke bërtitur “What the f**k” ndërsa ndjen tërmetin, shkruan Daily Mail.
Një tjetër video dramatike tregon një pishinë në majë të një apartamenti luksoz duke u tronditur nga tërmeti, ndërsa një familje e re e shikon me tmerr.
Familja, që thuhet se janë turistë koreanë, strehohen në ambiente të mbyllura me fëmijën e tyre të vogël ndërsa uji përplaset me dritaret.
Ndryshe, shkalla e tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi Myanmarin dhe shkatërrimet që ai ka shkaktuar, janë zbuluar në pamjet tronditëse të katastrofës.
Kanë qarkulluar video të shumta që tregojnë pishinat në majë të ndërtesave të larta në Bangkok duke u zbrazur ndërsa tërmeti hodhi ujin prej tyre.
Miliona njerëz nxituan të dilnin nga ndërtesat ndërsa tërmeti goditi kryeqytetin tajlandez, me pamje dramatike që shfaqnin vendasit dhe turistët e panikuar duke bërtitur ndërsa shtynin njëri-tjetrin.
BTS Skytrain rocks violently in Bangkok earthquake! 😱😱😱#แผ่นดินไหว pic.twitter.com/ULKMnubYxC
— TopTrendsX (@ToptrendX) March 28, 2025