Një shkëmbim zjarri në Shkup, në fshatin Moranë, ka ndodhur pasditen e sotme.
Sipas informacioneve të para, një person është plagosur dhe ndodhet në spital.
I lënduari është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku aktualisht po i nënshtrohet analizave.
“Ai është sjellë para pesë minutash, me plagë nga arma e zjarrit, po bëhen ekzaminime”, thotë për “Skopje1”, drejtori i spitalit, dr. Nebojsha Nastov, i cili për momentin nuk ka detaje nëse personi është në rrezik për jetën, duke qenë se janë duke u bërë ekzaminime.
Para apo pas të shtënave, jozyrtarisht, ka pasur një ndjekje nëpër Shkup, ku dy nga veturat ishin një Porsche dhe një Golf, ndërsa i treti nuk dihet ende.
Jozyrtarisht, disa nga personat që u ndoqën ishin nga Batinca dhe kishin marrëdhënie të pazgjidhura nga më parë.
Nga MPB-ja me detaje:
“Sot në ora 15:15 në SPSH Shkup është marrë njoftim se në hyrje të fshatit Moranë, rajoni i Shkupit, janë shtënë me armë zjarri, me pasojë një person është lënduar dhe është transportuar për tretman mjekësor në Stacionin Policor “Shën Naum Ohri”, thonë nga MPB.