Të paktën 85 persona u vranë gjatë natës në sulmet në Gaza

Të paktën 85 palestinezë u vranë gjatë natës në Gaza, duke e çuar numrin e viktimave që nga shkelja e armëpushimit nga Izraeli me grupin palestinez Hamas në gati 600, njoftuan autoritetet lokale shëndetësore.

Sipas agjencisë AP, të paktën 16 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë gjatë natës në një sulm ndaj një shtëpie familjare pranë qytetit Khan Yunis.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 592 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë ditëve të fundit.