Të gjitha spitalet në Ohër dhe Strugë kanë mbetur vetëm me disa mjekë – Nuk ka repart që nuk ka mungesë mjekësh

Së paku tridhjetë mjekë specialistë nevojiten në spitalet në Ohër dhe Strugë. Institucionet shëndetësore në këtë rajon përballen me mungesë serioze të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor. Reparti i sëmundjeve të lëkurës në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit së shpejti do të mbetet vetëm me një mjek, ndërsa dy mjekët në repartin e fizioterapisë tashmë do të dalin në pension. Reparti Infektiv, i cili funksionon me tre mjekë, nuk mund të punojë me turne.

“Në tetë muaj që jam në këtë detyrë, numri i specialistëve është ulur madje për 10. Kemi pasur 67 specialistë dhe në këtë moment kemi 57. Situata është kritike dhe të gjithë e dimë se problemi më urgjent për qytetin tonë është pediatria. Kemi vetëm një mjek specialist në urologji, mjeku tjetër specialist është në pushim pa pagesë me njoftim për largim”, tha Goran Markoski – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Mungesë të mjekëve anesteziologë ka edhe në Ohër. Shkakun për këtë gjendje Markoski e sheh në politikat e dobëta kadrovike të 20 viteve të fundit.

“Politika e dobët kadrovike për sa i përket moslëshimit të specializantëve. Gjithashtu, disa nga mjekët kanë shkuar jashtë vendit, kanë shkuar në institucione private. Shpresoj në realizimin sa më të shpejtë të projektit të paraparë nga Qeveria për punësimin e specializantëve. Në institucionin tonë janë regjistruar 10 mjekë specializantë, të cilët do të na ndihmojnë”, u shpreh Goran Markoski – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Situata është e ngjashme edhe në spitalin e përgjithshëm në Strugë. Të paktën një deri në dy mjekë mungojnë në të gjitha repartet. Situata më e mirë është në mjekësinë interne.

Vladimir Bunçeski – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës

“Kemi nevojë për të paktën tetë mjekë. Po ashtu edhe infermiere, të cilët tashmë i kemi kontraktuar, na duhen mbi njëzet infermiere. Për ta problemi është më i vogël, problemi është te mjekët që nuk mjaftojnë dhe nuk janë as në listën e punësimit në Entin e Punësimit, po kërkojnë qendra më të mëdha për të gjetur punë apo për të shkuar jashtë vendit.

Mungesë të mjekëve ka edhe në Institutin e Nefrologjisë në Strugë.

Problem shtesë është se në të gjitha spitalet, një pjesë e mirë e mjekëve ekzistues janë të moshuar./ Alsat.mk