Studentët në bllokadë kanë njoftuar se protesta e nesërme në Beograd do të fillojë në orën 16:00 para Kuvendit të Serbisë.
Ata po ashtu thanë se së shpejti do të shpallet edhe orari i tubimeve në lokacionet në të gjithë qytetin nga ku do të organizohen shëtitjet deri në ndërtesën e parlamentit serb, raporton N1.
Në ndërkohë, Kuvendi i Serbisë ka njoftuar se për arsye sigurie objektet e saj do të jenë të mbyllura nga sot deri të hënën në mënyrë që tubimi i paralajmëruar për të shtunën, para ndërtesës së Kuvendit Popullor, të vazhdojë pa incidente.
“Ky vendim është marrë vetëm për arsye sigurie në mënyrë që të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që tubimi i paralajmëruar më 15 mars në Beograd, para Kuvendit Kombëtar, të zhvillohet pa asnjë incident”, thuhet në vendimin, i cili iu është dërguar deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit.
Protesta e 15 marsit sikurse edhe shumë të tjera në Serbi janë organizuar shkaku I tragjedisë në stacionit e trenit në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona.