Keir Starmer ka paralajmëruar se Vladimir Putin nuk mund të lejohet të “luajë lojëra” me mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, ndërsa përgatitej të prezantoj propozime për një marrëveshje paqeje në një koalicion prej rreth 25 liderësh botërorë.
Ai do të udhëheqë një telefonatë me video këtë të shtunë, duke mobilizuar rreth 25 liderë botërorë për të siguruar angazhime të forta për mbështetje të Ukrainës dhe për të shtuar presion ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për të pranuar një armëpushim.
Takimi i cili përfshin vende perëndimore si SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, synon të ofrojë ndihmë logjistike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën, në një përpjekje për të vendosur një pozicion të fortë për Kievin në bisedimet e paqes.
Starmer ka theksuar se Britania mund të dërgojë paqeruajtës në Ukrainë pas një marrëveshjeje armëpushimi, por ka kërkuar që SHBA të sigurojë mbështetje të mëtejshme për këto forca. Ai gjithashtu ka kërkuar masa të tjera për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë, për të siguruar një fund të qëndrueshëm të luftës.
“Nëse Rusia më në fund vjen në tryezë, atëherë ne duhet të jemi gati për të monitoruar një armëpushim për të siguruar që është një paqe serioze dhe e qëndrueshme. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë ne duhet të sforcojmë çdo pikë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë për të siguruar një fund të kësaj lufte”, tha Starmer.
Në mes të tensioneve diplomatike, presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar kushtet të cilat Ukraina dhe shumë shtete perëndimore i kanë refuzuar, duke përfshirë kërkesa për t’i hequr Ukrainës mundësinë për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të kontrolluar territoret e pushtuara.
Starmer ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke e akuzuar Kremlinin se po kërkon vonesa të qëllimshme në përpjekjet për paqe.