“Gjithçka që qeveria tani dëshiron ta prezantojë si gjoja reformë, e cila fillon me interpelancë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, nuk është gjë tjetër veçse një ndërhyrje në rendin kushtetues, në të cilën legjislativi synon seriozisht të ushtrojë presion mbi gjyqësorin dhe kjo nuk është reformë”, theksoi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Ai deklaroi duhet të ketë reforma në gjyqësor, por në përputhje me ligjet dhe parimet kushtetuese, duke theksuar se tashmë janë duke u përgatitur disa zgjidhje ligjore për ndryshime sistematike.
“Dhe në strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe sot kemi pasur Këshillin Kombëtar të Zhvillimit, një nga prioritetet e zbatimit të reformës është pikërisht ligji për Këshillin Gjyqësor, përveç ligjit për gjykatat, ligjit për prokurorinë publike etj. Besoj se nëse duam reformë, qeveria duhet të dalë me një plan, të shohim se cili është plani, si ta bëjmë atë reformë, çfarë duhet të ndryshojmë në rrjedhën tonë ligjore një reformë të tillë. Duhet bërë reforma sistematike dhe zgjidhjet personale nuk do të sjellin asgjë. Nuk është reformë me interpelancën e vetëm 5 gjyqtarëve, nga gjithsej 13 anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe kanë mbetur 8 gjyqtarë”, tha Spasovski.
Spasovski shtoi se LSDM-ja po i jep dorë qeverisë për zbatimin e reformave serioze.
“LSDM-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, ne mbështesim reformat, por jemi kundër kësaj qasjeje, sepse mendojmë se është shembull tekstual i një ndërhyrjeje në rendin kushtetues të shtetit, në mënyrë që situatat dhe kaosi në gjyqësor në këtë moment të mos ndryshojnë. Për zbatimin aktual të reformave nevojitet një konsensus i gjerë politik”, tha Spasovski.