Skandal i pushtetit/ LSDM: Inspektorët punojnë ilegalisht, të gjitha kontrollet janë të jashtëligjshme!

LSDM-ja thotë se ka zbuluar edhe një skandal, që sipas tyre, tregon se deri ku e kanë çuar shtetin dhe institucionet pushteti I paaftë DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Sipas LSDM-së, Inspektorati Shtetëror i Punës, praktikisht në ekziston. Nga 28 shkurti punonjësit në këtë inspektorat janë çregjistruar nga Agjencia për punësim.

Socialdemokratët thonë se kjo është si rezultat i ndryshimeve të paparamenduara të Ligjit për organizimin e punës dhe organeve shtetërore, kundër të cilëve kishin paralajmëruar vitin e kaluar.

“Inspektorët që duhet ta luftojnë punën në të “zezë”, vet punojnë në të “zezë”. Tashmë një muaj nuk janë të punësuar respektivisht të përjashtuar nga puna.

Qeveria Mickoski i solli në situatë që të punojnë pa bazë juridike, që është skandaloze dhe absolutisht e papranueshme.

Por, skandali është më i madh për shkak se kjo do të thotë se të gjitha mbikqyrjet inspektuese që zbatohen, janë të jashtëligjshme.

Të gjitha aksionet që zbatohen ditëve të kaluara me MPB-në juridikisht janë të pavlefshme.

Dhe, jo vetëm kaq. Inspektorët kanë marrë pagat e dhjetorit 2024, madje më 12 shkurt të këtij viti, kurse për janarin dhe shkurtin 2025 – pagat ende nuk u janë paguar!

Kjo do të thotë se s`kanë as sigurim shëndetësor, që paraqet sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të tyre themelore si punëtorë.