Është mbyllur pa fitues derbi i madh mes Napolit dhe Interit në Serie A.
Dueli i zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultat 1:1, që i përket javës së 27-të në elitën e futbollit italian.
Dimarco kaloi zikaltrit në epërsi në minutën e 22-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, shkruan Gazeta Express.
E kur u mendua se Interi do të shënonte fitore, në skenë doli Billing që realizoi tre minuta para fundit të kohës së rregullt.
Me këtë barazim, Interi tani ka 58 pikë në vendin e parë, një më shumë se Napoli që është i dyti.