Sistemi i këtij shteti ka filluar të kalbet në fillim të viteve 90 të.shek të kaluar e jo në ditët e sotme
Ejup Berisha
Po po kjo është mëse e vërtetë pra Sistemi i ynë shtetëror ka filluar të kalbet qysh atëherë e jo sot. Kjo do të thotë që nga shpallja e pavarsisë së ish RSM-së nga RSFJ e atëhershme. Duhet thënë se qysh atëkohë ka filluar procesi i kalbjes graduale të tij. Ndërsa ne tani vetëmse po ballafaqohemi me aromën e pakëndshme të kalbjes që po na na shkakton pasoja të mëdha për mbarvajtjen normale të jetëve tona. Aroma e kësaj kalbjeje është bërë shumë e padurueshme dhe nëse nuk ndë rmerret diçka për ta eliminuar kundërmimin e saj të rëndë efektet e dëmshme dhe negative të të njejtës do ti dëmton shumë rëndë jetët e
të gjithë neve që jetojmë në këtë shtet. Duhet theksuar se sistemi ynë shtetëror ka lindur me mangësi të dukshme dhe serioze prandaj veprimet e institucioneve shtetërore dhe publike kanë shkaktuar dhe shkaktojnë pasoja tepër negative dhe të rrezikshme në shtet dhe në shoqeri. Do të ripërseris se ky sistem ka filluar të kalbet shumë kohë më parë e tani është thelluar kalbja e tij. Si pasoje e këtij realiteti të keq ne si qytetarë të ketij vendi gjatë kohë shumë shpesh kemi qenë viktima të padrejtësive të ndryshme dhe tepër të mëdha të bëra ndaj neshë nga institucionet e sistemit të këtij shteti. Pra ne si qytetarë një kohë bukur të gjate i kemi shijuar padrejtësite e shumta të bëra a e dini pse sepse ne nuk kemi pasur mekanizma për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive tona njerëzore.
Cili është dallimi mes padrejtësive të atëhershme dhe të atyre që vazhdojnë të bëhen akoma ndaj neshë këtu në RMV. Nuk ka dallim i vetmi dallim është se në vitet e nëntëdhjeta padrejtësitë bëheshin fshehurazi e në ditët e sotme ato po bëhen shumë hapur. Më tej cili është dallimi mes krimit dhe korrupcionit atehere dhe ketyre që bëhen në ditët e sotme. Dallimi është se në fillim të viteve nëntëdhjetë krimi dhe korrupcioni këtu në këtë shtet ishin në moshën e foshnjërisë ndërsa tani këto anomali e të këqija shtetërore dhe shoqërore ndodhen në moshën madhore. Lirisht do të theksoj se unë dhe familja ime padrejtësitë e institucioneve të sistemit gjyqsor të RM-së i kami shijuar nga viti 1993. Ishte kjo periudhë kur në vendin tonë ndodhi një fatkeqësi e tmerrshme ajrore në të cilën jetët i humbën 115 persona. Këta fluturonin nga Gjeneva e Zvicrrës për në Shkup. Në këtë udhëtim të kobshëm fatkeqsishtë viktimë ishte edhe Babai im shumë i dashur dhe i shtrenjtë Isufi. Aeroplani i një ish kompanie ajrore vendore Avioimpeks gjatë fluturimit të 20 nëntorit të vitit 1993 është dashur të ulej në pistën e aeroportit të Shkupit. Por atë ditë meqë qielli i Shkupit ka qenë i mbërthyer me mjegulla të dendura dhe për shkak të shikueshmërisë së dobët qe e kanë shkaktuar retë e mjegullës në Aeroportin e Shkupit, autoritetet ajrore aeroplanin në fjalë e kanë drejtuar që të ulet në aeroportin e Ohrit. Dhe meqë autoritetet e Aeroportit atje nuk i kanë krijuar kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme për ulje të sigurtë të aeroplanit Jakovljev 42 D në pistën e aeroportit në fjalë
, gjate tentimit të piloteve që atë ta ringrisin sërish në qiell i njejti 200 metra para se ta tejkalonte majën e malit Trojan është përplasur me të. Pra këto sjellje të autoriteteve të aeroportit të Ohrit me aeroplanin ishin të pakuptimta dhe të padrejta. Të keshë paralajmërim se për njëzetë minuta në aeroport do të arrijë një aeroplan me 115 udhëtar në të për tu ulur dhe të mos i zbatosh si duhet procedurat që do ta mundesonin uljen e sigurtë të tij në pistë ësht jo vetëm padrejtësi por kjo është edhe krim i rëndë me paramendim.
Eshtë padrejtësi dhe krim pasiqë janë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore por edhe dëme të konsiderueshme materiale me pasoja afatgjate. Padrejtësia tjetër lidhur me çështjen në fjalë vjen edhe nga një proces gjyqesor i inicuar nga familja ime për marrjen e një dëmshpërblimi për humbjen tragjike të jetës së babait tim jo vetë shumë të mirë por dhe të mrekullueshem Isufit. Meqë atë kohë në bisedimet me Kompanine ajrore Avioimpeks nuk arritëm marrëveshje për marrjen e një dë
mshperblimi të realte e të arsyeshëm për jetën e humbur të babait ne trokitëm ne dyert e Gjykatës së atë hershme Komunale Shkupi 1. Në fillim mu duk një proces gjyqsor i thjeshtë por më vonë i njejti u bë tepër i komplikuar pasiqë e koklavitën me qëllim çarçe të caktuara. Pas kater vitesh pjesmarrjeje në procesin gjyqsor të inicuar nga ne siç thashë për të marrë dëmshperblimin gjykata e mbrojtur nga pushtetarët e atëheshëm solli vendim refuzues në dëmin tonë. Ne pra nuk mundëm të merrnim dëmshperblim nga Aviokompania për tragjedine për shkak se gjykata e pati hedhur poshtë kerkesën me arsyetimin se bëhet fjalë për lendë të vjetruar, gjë që nuk ishte e vërtetë sepse ne e patëm respektuar afatin ligjor për paraqitjen e kërkesës. A nuk paska qenë sistemi i kalbur edhe atë kohë? Po pra ka qenë. A nuk është padrejtësi e madhe ta humbësh njeriun me të afërt.