Rezidenca në Los Angeles, ku Miley Cyrus xhiroi videoklipin e saj hit “Flowers”, është shitur për 5 milionë dollar (rreth 4.64 milionë euro).
Shtëpia dikur ishte marrë me qira nga legjenda e muzikës Frank Sinatra (1960-1964) dhe ka pritur figura si John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe.
Me 6,661 metra katrorë, prona është përdorur për xhirime në Hollywood dhe ka qenë pjesë e projekteve si “Mad Men” dhe videoklipe të artistëve të njohur si Mariah Carey, Usher dhe Rihanna, shkruan DailyMail.
Shtëpia, e vendosur në një kodër me pamje mahnitëse 360 gradë mbi Los Angeles, ofron privatësi të lartë dhe luks modern, duke përfshirë një bar, një kuzhinë të madhe dhe një sërë oxhakësh.
Ndërkohë, kënga “Flowers” i dha Miley Cyrus Grammy-n e saj të parë në 2024, por ajo po përballet me një padi për shkelje të të drejtave të autorit nga “Tempo Music Investments”, e cila pretendon se kënga ngjason me “When I Was Your Man” të Bruno Mars.
Cyrus ka kërkuar rrëzimin e padisë, duke argumentuar se ajo është e pabazë.