Shtëpia e Bardhë: Trump i propozoi Zelenskit që infrastruktura energjetike e Ukrainës të vihej nën pronësinë amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump i propozoi homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede telefonike që infrastruktura energjetike e Ukrainës të vendoset nën pronësinë amerikane për të garantuar sigurinë e saj.

Sipas një konference të Shtëpisë së Bardhë të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Walz, Trump e siguroi Zelenskyn se Shtetet e Bashkuara mund të jenë “veçanërisht të dobishme në menaxhimin e këtyre objekteve për shkak të ekspertizës sonë në sektorin e energjisë elektrike dhe shërbimeve komunale”.

Presidenti amerikan shtoi, sipas Associated Press, se “pronësia amerikane e këtyre objekteve mund të sigurojë mbrojtjen më të mirë për këtë infrastrukturë kritike të energjisë”.

Ky propozim vjen në një kohë shqetësimi të shtuar për sigurinë e rrjetit energjetik të Ukrainës, pasi sulmet ndaj infrastrukturës vazhdojnë dhe vendi varet nga ndihma e huaj për të riparuar dëmet dhe për të ruajtur stabilitetin energjetik.