Shpëtohen dy persona, që kishin mbetur të bllokuar në Liqenin e Mavrovës

Ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe banorët lokalë kanë shpëtuar dy persona nga Liqeni i Mavrovës, të cilëve u ishte përmbysur varka. Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), personat e shpëtuar janë transportuar më pas me automjetin e ndihmës urgjente mjekësore.

Shpëtohen dy persona, që kishin mbetur të bllokuar në Liqenin e Mavrovëso
Paraprakisht, QMK kumtoi se në këtë rast ka intervenuar edhe njësiti “Tigrat” bashkë me një helikopter dhe një varkë.

Nga QMK theksuan se dy personat kanë arritur ta kthejnë varkën e tyre në pozitë normale, pastaj të kthehen në varkë dhe kanë pritur që të tërhiqen nga ekipet e shpëtimit.