Një stuhi e madhe me shira të rrëmbyeshëm ka goditur pasditen e sotme Cyclades, ishujt në detin Egje, ku më të prekurit janë Parosi dhe Mykonos, ku rrugët janë kthyer në lumenj dhe autoritetet lokale kanë ndaluar të gjithë qarkullimin e automjeteve.
Shkollat në të dy ishujt do të qëndrojnë të mbyllura nesër. Pamjet dramatike të postuara në rrjetet sociale tregojnë se si përroi barti gjithçka në rrugën e tij: shkëmbinj, pemë, objekte nga tarracat dhe dhjetëra makina përfunduan në det.
On the island of Paros in Greece, a cyclone caused rivers to overflow their banks in several regions of the country. Mykonos is also flooding.https://t.co/JLktol9D9x pic.twitter.com/vetsaTJa5j
— Гакрукс (@Gakruks1) March 31, 2025
Stuhia filloi rreth orës 15:00. dhe ka shkaktuar probleme në disa rrjete rrugore, ku më i prekuri është qyteti i Naousës, ku ka dalë lumi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Pas dërgimit të mesazhit nga 112 për ndalimin e lëvizjes së automjeteve, Bashkia e Paros me anë të një komunikate u bën thirrje banorëve dhe vizitorëve të ishullit, “për shkak të dukurive të rrezikshme të motit që kanë prekur ishullin, si dhe për dëmet e shumta të shkaktuara në rrjetin rrugor, të mos lëvizin në rrjetin rrugor”.
– Dëmtimi i rrjetit rrugor përfshin rrëshqitje dheu, përmbytje dhe shembje të pjesëve të rrjetit, duke e bërë trafikun të rrezikshëm. Komuna në bashkëpunim me shërbimet kompetente po bën përpjekje maksimale për përballimin e emergjencës. Të gjithë banorëve dhe vizitorëve në ishull u kërkohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, thanë autoritetet lokale.