Shembet një minierë në Perunë jugore, katër viktima dhe …

Një shembje e minierës në Perunë jugore ka lënë të paktën katër persona të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur, njoftuan mediat lokale.

Aksidenti ndodhi në minierën Santa Maria-Lunar de Oro në La Rinconada, një qytet minierash në lartësi të madhe në rajonin Puno.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Andina, tre punëtorë vdiqën brenda minierës, ndërsa një i katërt vdiq gjatë rrugës për në një qendër mjekësore.

Operacionet e shpëtimit u kryen në kushte ekstreme, me ekipe që zbritën afro 300 metra për të nxjerrë trupat.

Prokurori vendas Fredy Condori ka nisur një hetim për shkaqet e shembjes së minierës.

Tragjedia në Koçan! Shtatë persona u dërguan për kurim në Spanjë. Ambasada spanjolle: Gjendja e tyre, e qëndrueshme
Santa Maria-Lunar de Oro është një nga minierat e shumta në La Rinconada, ku minatorët shpesh punojnë në kushte të rrezikshme. Banorët kërkojnë masa më të rrepta sigurie për të parandaluar tragjeditë e ardhshme.