Kremlini i është përgjigjur për herë të parë lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA.
Paralajmëruan se Rusia nuk dëshiron të nxjerrë përfundime të parakohshme dhe se së pari duhet të marrë informacion nga SHBA, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia po studion me kujdes deklaratat pas bisedimeve SHBA-Ukrainë, dhe shtoi se zyrtarët amerikanë do ta informojnë Rusinë për detajet përmes kanaleve të ndryshme.
“Kontaktet janë planifikuar në ditët në vijim, por SHBA nuk ka kërkuar ende një telefonatë mes Putinit dhe Trump”, tha Peskov.
Ai gjithashtu shtoi se çdo telefonatë mund të “organizohet shumë shpejt”.
Ndryshe, SHBA dhe Ukraina, arritën një marrëveshje për një armëpushim 30-ditor dje në një takim në Jeddah, i cili mund të zgjatet me pëlqimin reciprok të Rusisë dhe Ukrainës.
Marrëveshja përfshin rinovimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së dhe ndarjes së inteligjencës në Ukrainë.
Qëllimi i marrëveshjes është të krijojë hapësirë për negociata me Rusinë, ndërsa Ukraina ra dakord të formojë një ekip negociator dhe të punojë drejt një zgjidhjeje të përhershme.